

TIRANË, 18 Shkurt 2026 – Eurodeputeti Michael Gahler është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë e PD-së në Tiranë.
Mësohet se Gahler është shoqëruar në këtë takim nga deputetja demokrate Jorida Tabaku. Ai është pjesë e delegacionit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamenti Europian, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me një sërë takimesh institucionale dhe politike.
Takimi i Gahler me Berishën vjen pasi kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme të PE-së, David McAllister, deklaroi gjatë një konference për mediat se nuk do të zhvillonte një takim me kreun e PD-së për shkak të axhendës së tij.
“U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse do të iki në aeroport,” ishte shprehur McAllister.
Ndërkohë, vizita e delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë përfshin takime me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






