Transmetuar më 18-02-2026, 14:51

TIRANË, 18 Shkurt 2026 – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me ankim Apeli i Posaçëm kundër vendimit të Shkallës së Parë, të datës 1 shkurt, që la në fuqi masën e arrestit në burg ndaj tij.

Vendimi ishte dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda në GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Ofron garanci pasurore

Në kërkesën drejtuar Apelit, Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së “arrestit në burg” me një masë më të butë sigurie, duke ofruar edhe garanci pasurore.

Apeli ka regjistruar kërkesën dhe ka caktuar gjyqtaren Nertina Kosova për shqyrtimin e saj. Seanca pritet të zhvillohet më 24 shkurt.

Kërkesa e kryebashkiakut vjen menjëherë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të tij, duke çuar çështjen në fazën e procesit gjyqësor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit