

TIRANË – Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar një njoftim zyrtar për qytetarët, duke i ftuar ata të denoncojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
Sipas njoftimit, çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë një kallëzim penal për hetimin e veprave kriminale që bien në kompetencë të kësaj strukture të posaçme.
SPAK bën me dije se kallëzimet mund të dorëzohen përmes postës, në adresën zyrtare të institucionit, duke garantuar trajtimin e tyre sipas procedurave ligjore në fuqi.
Institucioni thekson rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një element kyç për forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit te drejtësia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






