

Gjykata Kushtetuese pasi vendosi të rihapë procesin për Arben Frroku, i dënuar për vrasjen e Dritan Lamaj dhe pasi shqyrtoi çështjen në fjalë, la në fuqi vendimin për burgim të përjetshëm.
Frroku është dënuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamajt. Pas një vendimi të Strasburgut, Kushtetuesja vendosi të rihapte çështjen dhe më pas të rrëzonte vendimin e marrë prej kësaj gjykate më 2018-ën.
Ndërkohë, në 17 shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi që të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke rrëzuar kërkesën e Frrokut, për të vijuar dënimin me burgimit të përjetshëm.
Aktualisht Frroku ndodhet në burg në Holandë, ndërsa po kryen dënimin e tij në këtë shtet. Frroku ka pretenduar para autoriteteve holandeze se i rrezikohet jeta nëse transferohet për të kryer dënimin e tij në një burg shqiptar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






