Transmetuar më 18-02-2026, 10:51

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka theksuar mbështetjen e fortë të Itali për integrimin evropian të Shqipëri, duke e cilësuar Korridorin VIII si një zgjedhje dhe nismë politike me rëndësi strategjike.

Gjatë fjalës së tij, Tajani u shpreh se edhe për Italinë, Korridori VIII përfaqëson një prioritet të përbashkët strategjik dhe një instrument konkret për të mbështetur integrimin e rajonit në Bashkimi Evropian.

“Edhe për Italinë Korridori VIII është një zgjedhje politike. Ne do të bëjmë maksimumin që të jeni pjesë e Bashkimit Evropian. Jam i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën. Jemi në favor që Ukraina të jetë pjesë e BE-së, por përpara duhet të plotësojmë një ribashkim, nuk është zgjerim. Ju jeni evropiane. Ne jemi vende evropiane”, deklaroi ai.

Sipas tij, Korridori VIII është një nismë politike që synon të përforcojë lidhjet infrastrukturore dhe ekonomike të rajonit me BE-në, ndërsa prania e delegacionit italian konfirmon angazhimin konkret të Romës zyrtare në këtë proces.

Në përfundim, Tajani theksoi se deklarata që pritet të miratohet do të përcjellë një mesazh të fuqishëm për mbështetjen e integrimit evropian të rajonit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit