Transmetuar më 18-02-2026, 10:39

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një 34-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, e reja dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, një substancë shumë toksike që përdoret si pesticid. Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Lidhur me ngjarjen, materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës, e cila pritet të kryejë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autoritetet vijojnë punën për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur komunitetin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit