Transmetuar më 18-02-2026, 10:22

Një tragjedi rrugore ndodhi sot që pa gdhirë në Tiranë, pikërisht tek autostrada e re që lidh Thumanën e Krujës me Kasharin.

Një burrë 48 vjeçar vdiq pasi mori plagë fatale në trup kur makina që drejtonte u përplas me atë të një djali të ri të cilin policia tha se e arrestoi në funksion të hetimit të ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Ismail Ismaili, 22 vjeç, raporton noa.al.

I riu akuzohet se sot rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ilir Lila, 48 vjeç.

Goditja ka qenë fatale dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari Ilir Lila. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit