

Një burrë gjeti vdekjen sot në moshë ende të re pasi u përfshi në një aksident tragjik që ndodhi në orët e para të ditës.
Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Ismail Ismaili, 22 vjeç, raporton noa.al.
I riu akuzohet se sot rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ilir Lila, 48 vjeç.
Goditja ka qenë fatale dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






