Transmetuar më 18-02-2026, 07:31

Deti i trazuar dhe me batica të forta ka përfshirë gjatë gjithë ditës së martë dhe mbrëmjes vijën bregdetare të Borsh, duke shkaktuar shqetësim në zonën turistike.

Mbrëmjen e së martës, batica ka arritur deri pranë hoteleve të vendosura në lagjen turistike të njohur si “Shkalla e Borshit”, zonë që ka marrë këtë emërtim për shkak të numrit të lartë të strukturave akomoduese të ndërtuara përgjatë vijës së detit.

Dallgët e fuqishme kanë depërtuar në afërsi të ndërtesave, ndërsa situata është ndjekur me vëmendje nga banorët dhe operatorët turistikë të zonës. Deri më tani nuk raportohen dëme të mëdha materiale, por kushtet e motit kanë qenë të paqëndrueshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit