

SHBA- Policia e Kapitolit të SHBA-së arrestoi sot rreth mesditës një 18-vjeçar që po ecte drejt Kapitolit në Uashington, duke mbajtur me vete një pushkë të mbushur dhe sasi të konsiderueshme municioni.
Sipas autoriteteve, i riu u vu re teksa afrohej drejt ndërtesës dhe filloi të vraponte në drejtim të hyrjes perëndimore. Oficerët e ndaluan menjëherë dhe i kërkuan të hidhte armën, urdhër të cilit ai iu bind, duke u arrestuar në vend.
Policia bëri të ditur se 18-vjeçari mbante veshur një jelek ushtarak dhe kishte disa plumba me vete. Ai kishte parkuar një automjet tip Mercedes-Benz SUV në një bllok aty pranë, ku u gjetën edhe një helmetë dhe një maskë gazi.
Autoritetet theksuan se nuk ka shenja për një kërcënim më të gjerë apo persona të tjerë të përfshirë në incident. Motivi i veprimit mbetet i paqartë, ndërsa bëhet e ditur se i arrestuari nuk është banor i zonës.

The US Capitol Police say a man wearing a tactical vest jumped out of his vehicle and began RUNNING TOWARDS the Capitol Building while wielding a shotgunHe was then challenged by officers, who ordered him to the ground, and he was taken into custody. pic.twitter.com/f2DfsqUwz1
— BLT21 (@BJORN987654321) February 17, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






