

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Seligenstadt, në Gjermania, ku një ambulancë është përplasur me një automjet, teksa po transportonte me urgjencë një paciente drejt spitalit.
Sipas raportimeve të medias gjermane Bild, nga përplasja mbetën të plagosur pesë persona.
Për shkak të goditjes së fortë, ambulanca u përmbys në rrugë dhe më pas u përplas me një shtyllë semafori. Si pasojë e impaktit, shtylla ra mbi një kamion që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, por drejtuesi i tij nuk pësoi dëmtime.
Mes të lënduarve janë drejtuesja 23-vjeçare e automjetit të përfshirë në aksident, si dhe anëtarët e ekipit të ndihmës së shpejtë që ndodheshin në ambulancë në momentin e përplasjes.
Një ambulancë e dytë mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur transportimin e pacientes drejt spitalit. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






