

Monika: Të pëlqen apo s’të pëlqen, 60 ditët e tua në Big Brother i ke pasur me Mirin në krah. Sigurisht që ditën e shtunë, lëndimi i Mirit ishte shumë i madh, se prerja me thikë e marrëdhënies sillte një lloj pabesie në lojën që e ndërtuat të dy bashkë, duke u përballur me të gjithë shtëpinë. Ti u rrite nëpërmjet lojës së Mirit.
Arbër: E shoh të pandershme që të flitet për Selin dhe ai nuk e lë të flasë. Nuk ke asnjë moment që Selin del nëpër cepa dhe flet për ty. E di pse je gënjeshtari më i madh? Për 60 ditë ia patë hajrin asaj marrëdhënieje. Kur Selin e kuptoi që ti shfaqe shenja xhelozie, ti je kthyer në armik. Ke folur keq për atë vajzë, ty t’u bë qejfi kur foli Rogerti për të. Me Selin do merresh, se nuk ke lojë tjetër.
Miri: Nuk merrem me Selin unë, vetëm kur më pyesin.
Arbër: Po të doje, ti e mbyllje, por të ka interesuar. Kur ndahesh me një njeri, mënyra sesi flet tregon që asnjëherë nuk e ke pasur me sinqeritet. Të duket vetja i përdorur, po ti nuk e ndjen veten që e ke përdorur.
Miri: Unë nuk e kam përdorur, sepse nuk e kam marrë këtë vajzë me dhunë në këtë lojë.
Monika: Nuk mendoj se e ka përdorur. Selin i premtoi që do shkojmë në finale së bashku. Ishte Miri që krijoi lojën, mori kostot në kurriz. Akuzohet nga të gjithë pa të drejtë. Miri, a të ka puthur, të ka prekur? Unë gjykoj mënyrën sesi ndërpreve lojën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






