

19-vjeçarja kuqezi zbret në pistë në orën 10:00 në Milano Cortina 2026
Pas debutimit në slalomin gjigant, skiatorja shqiptare Lara Colturi do të rikthehet nesër në pistë në disiplinën e saj të preferuar, slalom, në kuadër të Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
19-vjeçarja do të jetë sportistja e parë që do të zbresë në lëshimin e parë, i cili nis në orën 10:00, duke i dhënë Shqipërisë një mundësi reale për një medalje historike në këtë edicion olimpik.
Shpresat janë të mëdha pasi gjatë këtij sezoni në Kupën e Botës, Colturi është ngjitur katër herë në podium, me dy vende të dyta dhe dy vende të treta, duke u renditur mes më të mirave të disiplinës së slalomit.
Favoritet e slalomit sipas renditjes së Kupës së Botës
Starti i parë do të përfshijë emrat më të fortë të sezonit:
Lara Colturi (ALB, 2006) – Renditja në Kupën e Botës: 5
Paula Moltzan (SHBA, 1994) – Renditja: 6
Camille Rast (SUI, 1999) – Renditja: 2
Katharina Truppe (AUT, 1996) – Renditja: 4
Wendy Holdener (SUI, 1993) – Renditja: 3
Lena Dürr (GER, 1991) – Renditja: 9
Mikaela Shiffrin (SHBA, 1995) – Renditja: 1
Sara Hector (SWE, 1992) – Renditja: 10
Emma Aicher (GER, 2003) – Renditja: 8
Anna Swenn Larsson (SWE, 1991) – Renditja: 7
Historia e kësaj disipline sugjeron se fitueset e medaljeve zakonisht dalin nga ky grup favoritësh.
Shiffrin kryeson renditjen e përgjithshme me 780 pikë, pasi ka fituar shtatë nga tetë garat e slalomit këtë sezon, duke përfunduar e dyta në të vetmen garë që nuk e fitoi, një dominim që e bën atë pretendenten kryesore për medaljen e artë.
Në këtë disiplinë do të garojnë gjithashtu edhe skiatorët shqiptarë Semire Dauti, e cila do të zbresë e 78-ta, Lisa Brunga e 84-ta dhe Kiana Kryeziu e 85-ta, me lëshimin e parë që nis nesër në orën 10:00.
Pritshmëritë janë të larta për një rezultat historik për Shqipërinë në skenën olimpike dimërore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






