

Një moment i ndjerë është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania gjatë festimeve për Pavarësinë e Kosova. Ndryshe nga banorët e tjerë që kënduan këngë patriotike dhe festuan 17-vjetorin e shtetit, Brikena zgjodhi të qëndronte e ulur, e përlotur, duke mos iu bashkuar atmosferës festive.
Më pas, në “dhomën e rrëfimit”, ajo ndau arsyen e reagimit të saj emocional, duke treguar se lufta e Kosovës ka lënë plagë të thella në familjen e saj.
“Kam humbur disa familjarë në luftën e Kosovës. Sa herë i dëgjoj këto këngë, prekem shumë”, u shpreh ajo mes lotësh, teksa kujtonte periudhën e vështirë që ka përjetuar familja e saj.
Banorja theksoi se, pavarësisht dhimbjes personale, ndihet krenare dhe e lumtur për rrugëtimin e Kosovës ndër vite. “Jemi të lumtur sot, duke e ditur se si kanë qenë rrethanat”, shtoi ajo.
Rrëfimi i Brikenës ngjalli emocione të forta jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te publiku, duke rikujtuar sakrificat e bëra gjatë luftës dhe peshën simbolike që 17 shkurti mbart për shqiptarët kudo në botë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






