Transmetuar më 17-02-2026, 19:51

KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Rama ka kapur të gjitha pushtetet. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Krujës, Berisha u shpreh se mbi 200 mijë rrogëtarë janë të partisë shtet.

Berisha tha se sot vetëm në hapësirën e Schengen, të BE, në dhjetë vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1,1 milionë shqiptarë. Sipas tij ky regjim ka pushtuar 93% të mediave dhe ato i paguan me taksat e qytetarve, për të mashtruar shqiptarët.

“Rama ka kapur të gjitha pushtetet. Nga 240 mijë në administratë, mbi 200 mijë rrogëtarë i përkasin partisë shtesë. Me të drejtën e zotit, duhet thënë se u rrit si parti krimi, lindi si e tillë, vazhdon si parti krimi dhe kjo është partia e Ramës. Partia e Ramës ka vendosur një regjim që ka tre gjëra, tre shtylla kryesore; ka vjedhjen, mashtrimin, krimin! Me këto tre shtylla kryesore, kjo parti po i bën Shqipërisë një zbrazje dy deri në tre herë më të madhe, sesa zbrazja që i bëri pushtuesi serb në Kosovë.

Kurrë ndonjëherë një komb si yni në këto troje, nuk ka njohur një rrokullisje të tillë si në këto dhjetë vite. Sot, vetëm në hapësirën e Schengen, të BE, në dhjetë vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1,1 mln shqiptarë. Po të llogarisim dhe të tjerat janë mbi 45% e popullatës. Njerëz atdhetarë që e duan këtë vend, ku po shkojmë është pyetja? Po shkojmë drejt zhdukjes, zhdukjes së pashmangshme.

Nga këta 1,1 mln që kanë ikur, 70% janë nën 45 vjeç, lindjet sot janë 76% më të ulëta se në 1991. Pse kjo? Pse nga 2007-2014 popullata në Krujë, Tiranë e Shqipëri rritej nga viti në vit, është statistikë nga instituti kjo. Kjo ndodh se ky regjim me aktet që bën, plaçkitjet dhe dhunën e vazhdueshme, zbeh shpresat e shqiptarëve, u nxin jetën shqiptarëve dhe u zë diellin. Ky regjim ka pushtuar 93% të mediave dhe ato i paguan me dhjetëra milionë euro me taksat tuaja, për të mashtruar shqiptarët”, tha Berisha

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit