

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një nga të mbijetuarit e masakrës së Suharekës, lufta e fundit në vend, ka rrëfyer për tmerrin që përjetoi asokohe.
Përmes një postimi të postimi të bërë në Facebook-un e tij, Gramoz Berisha shkruan se së kohët e fundit ka zbuluar se ka plot 27 vite jetë që jeton me plumb në krahun e tij të majtë. Plagosje që ndodhi në masakrën e Suharekës.
Berisha rrëfen detaje nga momenti i luftës, kur aid he familja e tij, pas të shtënave me armë zjarri u morën dhe u hodhën në një kamion ku ndodheshin shumica e viktimavce.
Edhe pse i gjallë në mesin e shumë viktimave, Gramliz arriti të zhdukej me sukses nga kamioni së bashku me disa anëtarë të familjes së tij. Por disa të tjerë ngecën në kamion.
Berisha tregon se gjatë gjithë këtyre viteve ishte trajtuar për plagën në krahun e majtë dhe mjekët gjithmonë i kishin thënë se plumbi kishte dalë nga trupi.
Por, para tre muajsh, një dhimbje e papritur në krahun e djathtë, thotë se e çoi në Shtutgart për kontroll mjekësore.
Reagimi i plotë i Gramoz Berishës:
27 vite më parë, kur bashkë me mamin kërcyem nga kamioni, unë isha i plagosur në krahun e majtë.
Ajo plagë ma kishte mundësuar të shtiresha si i vdekur kur na kapën tek piceria dhe na hodhën në kamion bashkë me trupat e tjerë.
Vite të tëra jam trajtuar për plagën në krahun e majtë. Të gjithë mjekët më kishin thënë se plumbi kishte rrëshqitur dhe nuk ishte më në trupin tim.
27 vite dhimbje, krenari, mungesë dhe përpjekje për të gjetur qoftë edhe një kockë të familjarëve tanë, që nuk arritën të kërcenin nga kamioni që i barte si kufoma.
Unë, mami Vjollca dhe Shyhretja ishim të vetmit që kërcyem. Të tjerët shkuan me kamion. Edhe motra Dafina, edhe vëllai im Driloni, edhe babi Sedat.
Të 49 anëtarët e familjes sonë shkuan. Kishte edhe të gjallë brenda. Kishte edhe thirrje për ndihmë nga kamioni. Por nuk kërcyen. Shkuan. Mbijetuam vetëm ne të tre.
Para tre muajsh ndjeva një dhimbje të tmerrshme në krahun tim të djathtë.
I bindur se nuk kishte asnjë lidhje me të kaluarën time, meqë plagën e kisha në krahun e majtë, iu drejtova mjekëve këtu në Shtutgart. Filluan ekzaminimet. Pas disa fotografimeve, nisën të më bëjnë pyetje:
— A mos keni qenë pjesë e ndonjë plaçkitjeje?
— A keni marrë pjesë në ndonjë shkëmbim zjarri?
— Po. Jam i mbijetuar… Ua tregova edhe plagën në krahun e majtë.
U mblodhën shumë mjekë. “ein Ëunder”, përsëritnin.
Mjekët më treguan se në krahun tim të djathtë ndodhej plumbi që kishte synuar të ma merrte jetën para 27 viteve. Plumbi kishte depërtuar nga krahu i majtë në të djathtin, pa prekur asnjë organ vital.
Kjo ishte mrekullia që ata e quanin “ein Ëunder”.
Unë mësova se gjatë gjithë kësaj kohe paskam mbajtur me vete metalin që e mposhta — që sot ta shijoj lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






