Transmetuar më 17-02-2026, 17:23

Gjatë diskutimit me tone të ashpra mes tyre, Mateo e ka quajtur Mirin “lepurush”.

Ndërkohë Miri i është kundër përgjigjur duke i thënë që “ke filluar të bësh garipin”.

Mateo: Hajde provoje shpullën.

Mateo: Të shohim sa i fortë je.

Miri: A do ma presësh veshët? Më the do të pres veshët, hajde preje veshët.

Mateo: Hajde pra, gjuaje shpullën.

Mateo: Ti ke ardhur për dhunë fizike.

Miri: Veshët, veshët, a do m’i presësh veshët? Hajde pra m’i pre veshët.

Mateo: Hajde pra se do më gjuash.

Miri: Ti erdhe për të gjuajtur.

Mateo: Ku e pe ti që erdha unë për të gjuajtur?

Miri: Ti erdhe këtu se unë isha këtu, hajde pra gjuaj.

Mateo: Rri urtë aty, ose mos u ço fare.

Mateo: Para teje jam më i madhi, o sa i lartë jam unë para teje. Ke mbaruar, je leckë.

Miri: Ke filluar të bësh garipin.

Miri: Po më gjuaj ti, preje veshin.

Mateo: Ty nuk të llogaris fare unë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit