Transmetuar më 17-02-2026, 16:32

Mbrëmja e së shtunës në “Big Brother VIP” ishte e mbushur me emocione të forta për Tanin, nga rrëfimi i dhimbshëm për vëllain që nuk e njihte pas 23 vitesh, te surpriza epike e bashkëshortes së tij, Lirisë.

Megjithatë, vëmendja e rrjetit u zhvendos shpejt nga lotët te një detaj që u bë viral. Gjatë surprizës, Liria falënderoi publikisht shefin e saj, Nikolinin, për lehtësirat që i kishte krijuar në punë për të rritur fëmijët.

Ky moment ndezi menjëherë rrjetin, duke shpërthyer në meme që krahasonin situatën me skeçin e famshëm në Portokalli, “Çifti i Lumtur” dhe duke hedhur aludime të rënda e ironike për natyrën e kësaj ndihme.

Por, e vërteta është krejt ndryshe dhe hedh poshtë çdo skenar “telenovele”. Burime të ndryshme në rrjet kanë sqaruar se Nikolini nuk është thjesht shefi i saj, por është djali i dajës së Tanit.

Ndihma e tij ka qenë thjesht një mbështetje e pastër familjare në kohë të vështira, duke bërë që fantazia e rrjetit për histori të fshehta të dalë bllof këtë herë./ Telegram

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit