Transmetuar më 17-02-2026, 16:10

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në lagjen Beqirefend, një nga zonat më të vjetra të qytetit të Delvinës.

Sipas banorëve, dheu nga kodra mbi lagje ka lëvizur drejt zonave të banuara, duke iu afruar mureve rrethuese dhe oborreve të disa banesave. Situata është vërejtur pas reshjeve intensive të orëve të fundit.

Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Banorët shprehen se toka mbetet e ngopur me ujë dhe se ekziston mundësia e lëvizjeve të tjera të dheut nëse reshjet vazhdojnë me të njëjtin intensitet. Paraditen e sotme janë konstatuar lëvizje të mëtejshme në zonë.

Autoritetet pritet të vlerësojnë situatën në terren dhe të marrin masat e nevojshme nëse do të jetë e nevojshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit