Transmetuar më 17-02-2026, 15:28

Afrimiteti gjithnjë e në rritje mes Mateos dhe Brikenës nuk ka kaluar pa u vënë re, jo vetëm nga publiku, por as nga familjarët e banorit.

Pas pamjeve romantike të orëve të para të mëngjesit, ku dyshja u pa dorë për dore në shtrat, ka ardhur reagimi i parë nga motra e Mateos, Kejsi.

Duket se familja e Mateos është pro kësaj romance të re që po lind në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kejsi ka publikuar në InstaStory pikërisht momentin kur Mateo dhe Brikena mbajnë duart e njëri-tjetrit, duke e shoqëruar me një dedikim për ta.

“Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës,” – shkruan ajo mbi foto, duke i veçuar ata nga të gjithë banorët e tjerë dhe duke dhënë kështu sinjalin e parë të miratimit për këtë marrëdhënie.

Ky postim konfirmon se “kimia” mes dy banorëve po pëlqehet edhe nga njerëzit më të afërt të Mateos jashtë shtëpisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit