Transmetuar më 17-02-2026, 15:24

Një konflikt mes disa të miturve është regjistruar në lagjen nr. 2 në qytetin e Kukësit.

Sipas informacionit paraprak, disa të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç janë përfshirë në një përplasje me mjete rrethanore, për motive ende të paqarta. Si pasojë e incidentit, një 15-vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar pesë të mitur të dyshuar si të përfshirë në konflikt. Ata janë shoqëruar në komisariat në prani të familjarëve dhe një psikologeje, në përputhje me procedurat ligjore për trajtimin e të miturve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të mëtejshme deri në përfundim të verifikimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit