Transmetuar më 17-02-2026, 15:06

Vdekje e dhimbshme dhe e papritur për një burrë në Tiranë, pasi pajisja që mbante në dorë doli jashtë kontrollit me pasojë dëmtimin e organeve jetësore.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Babrru, në periferi të kryeqytetit, raporton noa.al.

Viktima është Arian Ruci, 60 vjeç banor i Tiranës.

Hetimet nxjerrin se i ndjeri ishte duke punuar me një pajisje guri fresibël, në shtëpi, kur në rrethana të dhimbshme, pajisja i ka prekur trupin duke i prerë arterien që çoi në plagosjen kritike.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha se 60 vjeçari është dërguar nga familjarët në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

Policia thotë se burri dyshohet se është dëmtuar nga pakujdesia, me gurin fresibël, gjatë kohës që po bënte një punë në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit