

Kukës – Një grup fëmijësh janë konfrontuar mes tyre duke përdorur mjete rrethanore me pasojë plagosjen e njërit prej tyre, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi sot në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin.
Noa.al raporton se rreth orës 12 të drekës së sotme, fëmijët janë sherrosur për shkaqe të paqarta ndërsa nuk dihet as nëse ata kishin lënë mësimin apo ngjarja ka ndodhur pasi kanë mbaruar shkollën.
Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






