

PRISHTINË- Presidentja Vjosa Osmani u është bashkuar qytetarëve në marshin për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Osmani u fut mes protestuesve, duke përshëndetur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe Endrit Thaçin, dajlin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Presidentja e ka cilësuar të padrejtë gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, Osmani foli sot në seancën solemne të Kuvendit për “përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serbisë”.
Osmani tha se UÇK-ja është “shtylla më e fortë” e shtetit” dhe “nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për për rishkrim apo deformim të historisë”.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






