

TIRANË, 17 shkurt 2026 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi mbi akuzat ndaj Lindës Karçanaj, duke theksuar se nuk ka dijeni për detajet e hetimit, por njohja e tij me të është personale dhe profesionale.
Rama vuri në dukje se Karçanaj ka punuar pranë tij për dy dekada dhe ka një karrierë të shkëlqyer, duke bashkëpunuar me partnerë të nivelit të lartë si AKSHI dhe Microsoft. Kryeministri shtoi se Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë dhe se vlerat e saj profesionale nuk duhet të hidhen poshtë, pavarësisht zhvillimeve ligjore.
“Unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në një hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karriere nga më të shkëlqyera… Ajo ndodhet në një kalvar nga ku unë besoj se do të dalë e pastër, por i takon drejtësisë ta thotë këtë gjë,” tha Rama.
Deklarata u dha pas publikimit të hetimeve që lidhen me aktivitetin e kompanive të përfshira, ndërsa kryeministri theksoi respektin për procesin ligjor dhe rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






