

PRISHTINË, 17 shkurt 2026 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e mbajtur në Kuvend me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, e cilësoi 17 Shkurtin si një nga datat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri.
Gjatë fjalimit, ai u ndal edhe te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke deklaruar se ata po përballen me akuza të padrejta.
“Ndërsa kujtojmë datën e shpalljes së republikës, brengosemi që krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse ata guxuan të marrin armët kundër një regjimi gjenocidal. Akuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë dhe nuk marrin parasysh kontekstin historik dhe politik të luftës sonë çlirimtare,” u shpreh Kurti.
Kryeministri theksoi se krimet kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare janë kryer nga Serbia e udhëhequr nga Slobodan Milošević, ndërsa shtoi se rrezik për përsëritjen e tyre mbetet Serbia e drejtuar nga Aleksandar Vučić.
Në fjalën e tij, Kurti përkujtoi qëndresën paqësore të viteve ’90 dhe luftën e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke shprehur nderim për dëshmorët e rënë për liri.
Ceremonia në Kuvend u zhvillua në kuadër të aktiviteteve zyrtare për 18-vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






