Transmetuar më 17-02-2026, 11:17

BRUKSEL – Gjykata belge ka dhënë vendimin për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në zonën e Molenbeek, në Belgjikë.

Sipas vendimit të shpallur nga trupi gjykues, Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja janë dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në krim.

Ndërkohë, Franc Çopja është dënuar me 25 vite burg. Sipas hetimeve të autoriteteve belge, porosia për vrasjen dyshohet se është dhënë nga Dubai, pistë mbi të cilën janë përqendruar një pjesë e hetimeve ndërkombëtare.

Gjykata ka dhënë gjithashtu dënime edhe për persona të tjerë të përfshirë në çështje:

Elton Rroci – 20 vite burg

Elton Murataj – 8 vite burg

Eljo Bitri – 5 vite burg

Vendimi vjen pas një procesi gjyqësor disa mujor, ku u administruan prova dhe dëshmi lidhur me organizimin dhe ekzekutimin e atentatit. Autoritetet belge nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi motivet, ndërsa çështja konsiderohet e mbyllur në shkallën e parë të gjykimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit