Transmetuar më 17-02-2026, 09:08

KORÇË- Moti i keq ka shkaktuar problematika në disa akse rrugore. Mësohet se, në disa segmente, si Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, pas reshjeve të shiut kanë nisur reshjet e borës. Ndërsa, në aksin Maliq–Kufi Gramsh, reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë dalje të dy përrenjve me inerte në rrugë.

Gjithashtu, reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, por pa ndikuar në qarkullim. Në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet janë me intensitet të ulët dhe mesatar. Grupet e mirëmbajtjes po vijojnë punën për pastrim dhe kriposje, pa raportime për vështirësi në lëvizje. Në segmentin k/Boboshticë–Dardhë (Lapidari i Podgories) po operojnë dy mjete borëpastruese për të garantuar kalueshmërinë. Qarkullimi rekomandohet vetëm me goma dimërore.

Situata sipas bashkive:

Bashkia Korçë – Nuk raportohen problematika. Bashkia Pustec – Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë, ndërsa në orët e mëngjesit intensiteti ka rënë. Nuk raportohen probleme. Bashkia Kolonjë – Ka pasur reshje dëbore. Nga komunikimi me strukturat vendore nuk raportohen problematika. Bashkia Maliq – Nuk raportohen problematika deri në këto momente. Bashkia Pogradec – Përveç reshjeve të pakta të dëborës në zonën e tuneleve, nuk raportohen probleme. Niveli i lumenjve paraqitet në prurje normale, pa rrezik për përmbytje. Bashkia Devoll – Nuk raportohen problematika deri në këto momente.

Situata në akset rrugore

Sipas raportimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar – Drejtoria Qendër-Lindje: Aksi Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë ka pasur reshje shiu, ndërsa nga km 14 reshje dëbore (rreth orës 06:00). Rruga po pastrohet dhe kriposet. Qarkullimi vijon normal me goma dimërore. Aksi Maliq–Kufi Gramsh – Gjatë natës reshje shiu me intensitet. Dy përrenj kanë dalë në rrugë duke sjellë inerte. Ka nisur edhe reshja e dëborës, pa krijuar probleme për momentin. Po punohet për pastrim. Aksi Ersekë–Tre Urat: kanë nisur reshjet e dëborës, pa probleme në qarkullim. Akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë, Bilisht–Miras: Reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Nuk raportohen probleme. Po vijon pastrimi dhe kriposja. Segmenti k/Boboshticë–Dardhë, k/Lapidari Podgorie – Në segmentin e Dardhës ka reshje dëbore. Po punohet me dy mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet me goma dimërore. Furnizimi me energji elektrike

Sipas raportimit të OSHEE – Dispeçeria Rajonale Korçë:

Fideri Cervenak, NST “Guri i Kuq” – Raportohet defekt. Rezultojnë pa energji elektrike 12 abonentë. Grupet e punës ndodhen në terren për evidentimin dhe riparimin e defektit. Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme. Për çdo përditësim të mëtejshëm, do t’ju mbajmë të informuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit