

Punch po rritet në një kopsht zoologjik në Japoni, pasi ka gjetur siguri te miku i tij i ri "portokalli"
I vogli Punch dhe miku i tij janë të pandashëm, edhe gjatë gjumit. Duke nisur me faktin se e gjithë kjo në thelb është e gabuar dhe se ndjeshmëria e vërtetë e njerëzve duhet të drejtohej te fakti që një këlysh majmuni po rritet në kopsht zoologjik, kjo histori ka prekur opinionin publik në Japoni dhe po përhapet edhe jashtë vendit.
Makaku që lindi korrikun e kaluar në kopshtin zoologjik të Ishikawas pati fatin e keq të përjetonte që shumë herët refuzimin, pikërisht nga nëna e tij. Kujdesi i nënës është jetik në vitet e para të jetës, si për majmunët ashtu edhe për njerëzit.
Punonjësit e kopshtit zoologjik morën përsipër përgjegjësinë për ushqimin e tij, të domosdoshëm për mbijetesë, dhe njëkohësisht i dhanë batanije dhe lodra për ta ndihmuar të përballonte mungesën e kujdesit amësor.
Punch — a macaque from a Japanese zoo was abandoned by his mother, and the caretakers raised him by hand. The staff gave him a toy to replace his mother, and now he carries it everywhere. pic.twitter.com/0Cf4Ublmma
— JM NEWS NETWORK (@JMNewsNetwork_) February 17, 2026
Në përqafim me pelushin
Punch, siç quhet, gjeti përfundimisht sigurinë që kërkonte te një orangutan prej pelushi, të cilin e mban vazhdimisht në përqafim. Këtë e bënte kur ishte vetëm në kafazin e tij dhe vazhdon ta bëjë edhe tani që është bërë pjesë e një komuniteti të vogël makakësh.
Punch, tashmë gjashtë muajsh, është më i vogli në moshë dhe sa herë që ndihet i brishtë, fshihet pas leshit portokalli të orangutanit prej pelushi. Edhe pse ka nisur të përshtatet me jetën mes kafshëve të tjera të llojit të tij, mbetet i pandashëm nga miku i tij më i mirë.
Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, videot që qarkullojnë në internet janë bërë virale, edhe pse për t’i pranuar plotësisht me zemër, duhet të bëjmë sikur nuk shohim hekurat e kafazit…
Little Punch, scared by the bigger monkeys, jumps into a hole and tries to drag Ora-mama in… she’s too big, yet he keeps going, and it’s pure heart-melt 🥹pic.twitter.com/LbpqppKhEO
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) February 15, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






