Transmetuar më 17-02-2026, 08:24

Imazhe të forta – Pamjet u regjistruan nga një komandant rus në vijën e parë të luftës

E përditshmja britanike Daily Mail publikoi një video ku shfaqen skena keqtrajtimi ndaj ushtarëve rusë, të cilët dyshohet se akuzohen për mosbindje ose dezertim në frontin e luftës në Ukrainë.

Një komandant rus në vijën e frontit u pa duke zhveshur ushtarët që i cilëson ‘idiotë, alkoolikë dhe frikacakë’ të dërguar për të luftuar në Ukrainë dhe duke i lidhur ata pas pemëve në dëborë si ndëshkim brutal për braktisjen e posteve të tyre. Disa janë me kokë poshtë.

Pamjet video tregojnë ushtarë gjysmë të zhveshur të ngjitur me shirit ngjitës në pemë në temperatura nën zero me borë në tokë.

Sipas raportimit, pamjet thuhet se janë regjistruar nga një komandant rus në vijën e parë të frontit. Në video shihen katër ushtarë në temperatura shumë të ulëta, të lidhur pas pemëve dhe të ekspozuar në dëborë. Në qafë u varen tabela me fyerje.

Në disa pjesë të videos dëgjohet një oficer që i qorton për sjelljen e tyre, ndërsa ushtarët duken qartësisht të frikësuar dhe pajtohen me çdo gjë që u thuhet.

Nuk është hera e parë që dalin në publik pamje të ngjashme nga fronti. Në janar ishte publikuar një tjetër video ku shfaqej një ushtar rus i lidhur dhe i ekspozuar në të ftohtë, një rast që gjithashtu shkaktoi reagime të forta.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet ruse lidhur me autenticitetin e këtyre pamjeve, ndërsa vërtetësia dhe rrethanat e regjistrimit të tyre mbeten ende nën verifikim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit