

Këtë të martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara në pjesën e parë të ditës.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit.
Në jug në orët e para të mëngjesit reshjet priten me intensitet deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, hera-herës lokalisht deri mesatar me shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje në lartësitë mbi 500-700 metër dhejuglindje-jug në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s.
Valëzimi në det i forcës 3-5 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






