

NISSEMI, Itali – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, vizitoi sot qytetin e Niscemi në Siçilia, ku mbi 2 mijë banorë janë detyruar të braktisin banesat për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga moti i keq.
Fenomeni u përkeqësua tre javë më parë pas kalimit të stuhisë “Harry”, ndërsa fronti i përgjithshëm i rrëshqitjeve tashmë shtrihet në mbi pesë kilometra, duke rrezikuar zona të tëra të banuara.
Fond emergjent prej 150 milionë eurosh
Gjatë takimit me qytetarët e prekur, Meloni njoftoi se qeveria në Romë do të akordojë menjëherë 150 milionë euro për përballimin e situatës.
Sipas njoftimit zyrtar, fondi do të përdoret për:
Shembjen e ndërtesave të pabanueshme
Ndërtimin e banesave të reja Ndërhyrje mbrojtëse për stabilizimin e territorit dhe kufizimin e rrëshqitjeve
Masat konkrete pritet të miratohen të mërkurën përmes një dekreti legjislativ.
Komisioner i posaçëm për menaxhimin e krizës
Kreu i Mbrojtjes Civile Italiane, Fabio Ciciliano, do të marrë gjithashtu rolin e komisionerit të posaçëm qeveritar për koordinimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve në Niscemi.
Ndihma do të përfshijë edhe mbështetje financiare për fermerët që nuk kanë akses në tokat e tyre, si dhe për qytetarët që nuk mund të punojnë për shkak të shpalljes së “zonës së kuqe”, e vendosur për të garantuar sigurinë e banorëve.
Autoritetet italiane e konsiderojnë situatën një nga emergjencat më serioze mjedisore të muajve të fundit në jug të vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






