

TIRANË, 16 shkurt 2026 – Analisti Arion Sulo dhe gazetari Arbër Hitaj përplasën mendimet mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Top Story’ lidhur me çështjen e zv.kryeministres Balluku dhe kompetencat e SPAK.
Gjatë debatit, Hitaj theksoi se pjesa e pezullimit të zv.kryeministres përbën një “teren të patentuar më parë” dhe nuk është e bazuar qartë në ligj. Sulo, nga ana tjetër, argumentoi se ai po interpretonte situatën në përputhje me dispozitat ligjore, duke kritikuar njohuritë juridike të gazetarit.
Pjesë nga debati
Hitaj: “Pezullimi është një terren i patentuar më parë dhe nuk është në ligj, te pjesa e imunitetit. Ky ligj nuk ka një emër, është vakum.”
Sulo: “Ja ku e ke ligjin o Arbër… po lexoj çfarë ka thënë gjykata për imunitetin.”
Hitaj: “Ti s’di të citosh.”
Sulo: “Ti je kodra pas bregut… Mos bëj këtë muhabet me mua. Je injorant juridik.”
Hitaj: “Ti as intelektual mediatik nuk je.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






