Transmetuar më 16-02-2026, 19:51

TIRANË, 16 shkurt 2026 – Një shtetas italian është arrestuar në kuadër të një operacioni të ndërmarrë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, i ndaluari është Cosimo Notaristefano, i cili u kap në tentativë për t’u larguar nga vendi përmes Portit të Durrësit.

Operacioni lidhet me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar, ku përmes telefonatave bindeshin qytetarë, kryesisht italianë, të investonin në kompani financiare. Sipas hetimeve paraprake, viktimat kanë humbur nga mijëra deri në qindra mijëra euro.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa persona të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Personat ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë:

Remir Gjoligaj – arrest me burg

Endri Gjata – arrest me burg

David Qerimi – arrest me burg

Elis Merkaj – arrest me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

Odeas Kuqi – arrest me burg me afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu – arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në skemë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit