Transmetuar më 16-02-2026, 14:35

KORÇË- Policia ka nisur hetimin për një 36-vjeçar, i cili u kap në Kapshticë me pesticide pa licencë dhe fidanë kontrabandë. Ai kontrabandoi një sasi me produkte pesticide pa licencë nga organet kompetente, fidanë pemësh frutore dhe mjete të tjera pune.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij janë gjetur një sasi me produkte pesticide pa licencë nga organet kompetente, fidanë me pemë frutore dhe mjete të tjera pune, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mbi 36-vjeçarin, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, rëndojnë akuzat për veprat penale "Kontrabanda me mallra të licencuara" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera".

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Goditet një tjetër rast i kontrabandës. Kontrabandoi një sasi me produkte pesticide pa licencë nga organet kompetente, fidanë pemësh frutore dhe mjete të tjera pune, procedohet penalisht 36-vjeçari. Sekuestrohen produktet me pesticide e fidanët me pemë frutore të dyshuara të kontrabanduara. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimin doganor, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin K. G.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me produkte pesticide pa licencë nga organet kompetente, fidanë me pemë frutore dhe mjete të tjera pune, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. G., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të licencuara" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. -Gjithashtu nga shërbimet e patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë (kufiri tokësor) në afërsi të fshatit Vidohovë, Devoll, u kapën 5 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i RSH.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit