

PRISHTINË, 16 shkurt 2026 – Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikon ashpër prokurorinë dhe Gjykatën Speciale lidhur me rastet që prekin udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama i quajti ata “prokurori idiotësh” dhe theksoi se nuk janë thjesht të paaftë, por instrumenta të një gjykate që sipas tij është edhe më politike se gjykatat e Serbisë, duke përdorur ligjet e kohës së luftës kundër Kosovës. Ai shtoi se, në kushte të ligjeve të atij sistemi, nuk ka mundësi për “varrosje për së gjalli” për 45 vjet.
“Drejtësia ndërkombëtare, e financuar nga shtetet demokratike, po ndjek me indiferencë këtë katastrofë. Është pengmarrje për arsye politike të forcave që duan të barazojnë dhunën etnike të një makinerie lufte fashiste me luftën çlirimtare të një mobilizimi popullor”, deklaroi Rama.
Ai theksoi se udhëheqësit e trajtuar si komandantë gjatë luftës nuk ishin thjesht figura ushtarake, por udhëheqës shpirtërorë dhe moralë të mobilizimit popullor, dhe se Perëndimi ka kaluar testin e humanizmit duke njohur Kosovën, por mbetet shumë e rëndësishme që drejtësia ndërkombëtare të mos e deformojë historinë dhe sakrificat e popullit kosovar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






