Transmetuar më 16-02-2026, 12:55

PRISHTINË, 16 shkurt 2026 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare dhe u prit në Presidencë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku takimi zyrtar ka filluar menjëherë.

Vizita ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe diskutimin e çështjeve të rëndësishme për bashkëpunimin politik dhe ekonomik. Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Rama pritet të zhvillojë edhe një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe aktivitete të tjera zyrtare, përfshirë diskutime me të rinjtë dhe përfaqësues të institucioneve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës do të kujdeset për sigurinë e delegacionit dhe rregullimin e trafikut. Për të mundësuar lëvizjen e eskortës dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht dhe trafiku mund të riorientohet në rrugë alternative. Qytetarët janë kërkuar të tregojnë mirëkuptim gjatë këtyre ndërprerjeve të përkohshme.

Njoftimi i Policisë së Kosovës

“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe rregullimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit, disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht dhe trafiku mund të riorientohet në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit