Transmetuar më 16-02-2026, 12:40

LUSHNJË, 16 shkurt 2026 – Një 86-vjeçare, e identifikuar si Dh. M., është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Eskaj, Lushnjë, një ditë pasi familjarët kishin denoncuar largimin e saj nga banesa.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në kanal, duke u mbytur. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të shtetases Dh. M., 86 vjeçe, informojmë se ajo është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në një kanal në fshatin Eskaj, Lushnjë. Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit