

PRISHTINË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvillon sot një vizitë pune në Kosovë, ku pritet të ketë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa më pas do të zhvillojë një takim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimet pritet të fokusohen në bashkëpunimin dypalësh, koordinimin politik dhe çështje me interes të përbashkët mes dy vendeve.
Në kuadër të vizitës, Rama do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë në University of Pristina “Hasan Prishtina”, si dhe do të zhvillojë një aktivitet me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Vizita në Kosovë vjen pasi më herët gjatë ditës, Kryeministri mblodhi grupin parlamentar socialist në Tiranë, ku prezantoi ndryshime ligjore që lidhen me kufizimin e pezullimit nga detyra të zyrtarëve të zgjedhur nga struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






