Transmetuar më 16-02-2026, 09:53

Kryeministri Edi Rama la të kuptojë në fund të deklaratës së tij sot se do ta lëshojë përfundimisht Ballukun, kur tha se para se të kalojnë ndryshimet në legjislacion, do të votohet në Parlament kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, që i hap rrugën arrestimit të saj.

"Nisma thjesht dhe vetëm adreson një problem që nuk duhet të shfaqet më, nuk duhet t’u shkojë më në mend askujt që me fuqinë e prokurorëve dhe verbërinë e gjyqtarit që i shkon nga mbrapa prokurorit që të marrin peng një funksion kushtetues.

Ndërsa rasti konkret është në proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të trajtohet me të gjithë përgjegjësinë që ne kemi si një shumicë qeverisëse.

Dhe kush i lidh këto të dyja i them se dhe në aspektin kohor, parlamenti më parë do të shprehet për imunitetin dhe pastaj do të shprehet me votë për këtë ndryshim kështu që nuk ka asnjë lidhje mes të dyjave.

Kryetari i Partisë njëherësh, Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar te Partisë Socialiste nga Kryesia e Kuvendit, foli për nismën ligjore për forcimin e kufirit të pakalueshëm që ndan gjyqësorin nga dy pushtetet e tjera kushtetuese dhe ndalon përfundimisht pezullimin e funksioneve kushtetuese. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit