

Kryeministri Edi Rama tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist që po monitoron noa.al se zëvendësja e tij, Belinda Balluku i ka ofruar tre herë radhazi dorëheqjen, por ai nuk ia ka pranuar.
Duke përmendur këtë, Rama zbuloi kështu faktin sipas tij se Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.ka kërkuar të largohet nga posti që po mban me sforco.
"Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, njëherë kur iu bë pezullimi i parë dhe njëherë pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim, dhe unë ia kam refuzuar dorëheqjen. Dorëheqje të një fuqie që ka dalë nga territori i tij për të kaluar tek territori i pushtetit ekzekutiv nuk ka.
Unë do ta pranoj dorëheqjen kur të plotësohen kushtet, dhe këtë nuk mund ta caktojë as gjyqtari paraprak, as media”, tha Rama.
Rama ka vënë në dukje njëkohësisht dhe një element tjetër të rëndësishëm: dorëheqja që ka kërkuar tre herë Balluku, ka qenë e revokueshme, që Rama të ketë mundësi ta pranojë ose jo, dhe jo si ndodh më së shumti, dorëheqje e parevokueshme.
Në vijim Rama shtoi: "Kujt më përmend Gjermaninë apo Danimarkën i them këtë: Jemi në kushte krejtësisht të ndryshme. Në Shqipëri jemi në një fazë revolucionare, të përmbysjes së një sistemi të kalbur".
Vijon…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






