Transmetuar më 16-02-2026, 07:19

Kategoria Superiore do të kthehet me ndeshjet e javës së 25-të që të premten, pasi në planin e FSHF-së, sfidat e kësaj jave janë ndarë në tre ditë.

Të premten do të luhet pikërisht supersfida e javës, dueli mes Egnatias dhe Dinamos që mund të jetë shumë përcaktuese për ecurinë në katërshen e parë dhe luftën për titullin.

Të shtunën më pas luhet në Vorë sfida mes vendasve dhe Elbasanit me këtë të fundit si pritës për shkak të ndryshimit të stadiumeve dhe paralelisht, në Ballsh do të jetë Bylisi vendas ai që përballet me kryesuesit e Vllaznisë.

Të dielën luhen dy ndeshjet e fundit, fillimisht dueli Tirana-Teuta, e më pas ai mes Flamurtarit dhe Partizanit që mbyll javën.

JAVA 25

20.02.2026 Egnatia – Dinamo ora 19:00

21.02.2026 Elbasani – Vora ora 13:30 Bylis – Vllaznia ora 13:30

22.02.2026 Tirana – Teuta ora 13:30 Flamurtari – Partizani ora 16:30

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit