Transmetuar më 15-02-2026, 22:56

SHKODËR – Këtë të dielë Vllaznia mposhti 2-1 AF Elbasanin në ‘Loro Boriçi’, në sfidën e fundit të raundit të 24-t në Superligën e futbollit. Bekim Balaj kaloi në epërsi shkodranët, ndërsa Boye barazoi përkohësisht në pjesën e dytë. Në shtesën e shtatë të ndedhjes, Kevin Dodaj shënoi golin që i dha tri pikë Vllaznisë dhe që e mban sërish në krye të renditjes me 48 pikë, gjashtë më shumë se AF Elbasani i vendit të tretë.

Fundi i ndeshjes nuk ishte i qetë, teksa u shënjua nga një përleshje masive në fushë mes dy kampeve, por edhe probleme me tifozët.

Menjëherë pas fërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit, lojtarët dhe anëtarët e stafeve të të dyja skuadrave u përfshinë në përplasje verbale dhe fizike, duke krijuar tension në fushën e lojës. Për disa çaste situata dukej jashtë kontrollit, me shtyrje dhe protesta të forta nga të dyja kampet. Fatmirësisht, ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të stafit dhe e zyrtarëve ndihmoi në qetësimin e gjendjes.

Edhe tifozët e AF Elbasanit, të vendosur në sektorin e tyre në një nga tribunat e ndara të stadiumit, nisën të thyenin stolat dhe t’i hidhnin në pistën atletike dhe në drejtim të tifozëve vendas. Për fat nuk raportohen të lënduar.

Superliga, raundi i 24-t:

E shtunë, 14 shkurt 2026

13:30 Vora 1-1 Egnatia

16:30 Teuta 2-1 Bylis

E diel, 15 shkurt 2026

16:30

Dinamo 1-1 Flamurtari

Partizani 2-0 Tirana

19:30 Vllaznia 2-1 AF Elbasani

Renditja:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit