

Donika Ndoji është zgjedhur kryetare e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Lezhë, pas përfundimit të procesit zgjedhor të zhvilluar brenda strukturave lokale të kësaj force politike.
Sipas njoftimeve zyrtare, Ndoji mori mbështetjen e anëtarësisë në një garë të cilësuar si korrekte dhe qytetare, ku kandiduan gjithashtu Paulin Marku dhe Salvador Kaçaj.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, deputeti Agron Gjekmarkaj përgëzoi degën e PD-së në Lezhë për organizimin e procesit, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e demokratëve.
“Mirënjohje dhe falënderime për qindra demokratë pjesëmarrës që me angazhimin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan edhe një herë vlerat e demokracisë dhe frymën e bashkëpunimit”, – u shpreh ai.
Gjekmarkaj vlerësoi gjithashtu kandidatët në garë për korrektesën e treguar, si edhe punën e komisionit të votimit dhe strukturave organizative të partisë.
Në përfundim, ai uroi kryetaren e re për sukses në drejtimin e degës dhe në përmbushjen e objektivave politike në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






