

Vllaznia Shkodër ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj KF Elbasani, në kuadër të javës së 24-t të Kategoria Superiore.
Skuadra shkodrane kaloi në avantazh në minutën e 24-t me golin e Bekim Balajt, që ndezi festën në tribunat kuqezi. Elbasani reagoi në pjesën e dytë dhe riktheu baraspeshën në minutën e 80-të me Boye, duke rihapur sfidën.
Megjithatë, në minutën e 90-të ishte Dodaj ai që realizoi golin vendimtar, duke i dhënë tre pikë të çmuara ekipit të drejtuar nga trajneri Martini.
Me këtë sukses, Vllaznia kryeson renditjen me 48 pikë, pesë më shumë se ndjekësja më e afërt, Egnatia.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Dinamo dhe Flamurtari u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Partizani triumfoi 2-0 në derbin ndaj Tiranës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






