Transmetuar më 15-02-2026, 20:53

Capital T ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij me modelen Adrola Dushi, duke i dhënë fund aludimeve që qarkullonin prej kohësh në media dhe rrjete sociale.

I ftuar në podcastin e Grida Duma, artisti foli hapur për mënyrën si ka zgjedhur ta menaxhojë jetën personale, duke theksuar se lidhja nuk ka qenë asnjëherë sekret, por është mbajtur larg vëmendjes publike për arsye privatësie.

Dialogu i plotë:

Grida Duma: Mirë unë e mbajta fjalën, nuk të bëra asnjë pyetje emrash.

Capital T: Ti nuk ma dhe fjalën, ishte zgjedhja jote gjithmonë kështu, të cilën unë e kam vlerësu edhe.

Grida Duma: Gjithmonë me veten e kemi.

Capital T: E kam te ajo që arsyeja pse nuk ndjehem shumë me dalë nëpër media është veçse me më pyt për gjërat e thjeshta ose me diskutu sendet e thjeshta janë sene që i dinë të gjithë.

Capital T: Domethënë pavarësisht zgjedhjes time për me mbajt një privatësi nuk është sekret.

Capital T: S’ka qenë zgjedhje me majt sekret, ka qenë zgjedhje me majt privatësi.

Grida Duma: Absolut. Është, kjo ekziston, kjo po unë po kam qejf me majt qashtu. Ta ruaj unë siç e dua unë.

Capital T: Normal që edhe senet që janë të rëndësishme për ty njeri i run me fanatizëm, do me i mbrojt çka do që ka rëndësi për ty. Edhe në një kohë si kjo e sotit unë konsideroj që mbrojtja më e mirë është kjo që unë kam vendos me bo në qit formë të gjitha gjërave të mia.

Me këtë deklaratë, reperi theksoi se zgjedhja për të mos e ekspozuar raportin në media ka qenë një mënyrë për ta mbrojtur atë, jo për ta fshehur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit