

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka ndarë së fundmi detaje personale nga jeta e saj familjare, duke folur hapur për raportin e veçantë me mbesën e saj, Morea.
Në një intervistë, artistja u ndal tek zgjedhjet që ka bërë ndër vite, veçanërisht sa i përket krijimit të një familjeje të sajën. “Ndonjëherë them që më ka penalizuar, sepse dashurinë që e kam marrë nga Morea, më ka penalizuar që unë të mos krijoj atë familjen time, ta kem një fëmijë”, u shpreh ajo.
Leonora theksoi se përkushtimi ndaj mbesës ka qenë i madh dhe ka ndikuar në jetën e saj personale, por e konsideron këtë si një zgjedhje të vetëdijshme. “Është vajza e motrës sime, është gjaku im dhe e konsideroj si vajzën time. Kur them penalizim, e them në mënyrë kushtimore, sepse në fund të fundit ka qenë zgjedhja ime. Nuk jam penduar dhe jam shumë e lumtur që e kam afër vetes”, shtoi këngëtarja.
Me këtë rrëfim, ajo nënvizoi se dashuria dhe përkujdesja për mbesën kanë qenë prioritet në jetën e saj, duke e bërë të ndihet e plotësuar pavarësisht rrugës që ka zgjedhur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






