Transmetuar më 15-02-2026, 17:30

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku 23-vjeçari Leonard Duka ka humbur jetën pas një dëmtimi të dyshuar aksidental.

Sipas informacionit paraprak nga policia, në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi Leonard Duka., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes..

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit