Transmetuar më 15-02-2026, 15:51

Përpara nisjes së sezonit veror, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj u përfolën gjerësisht për një lidhje të mundshme mes tyre, pas një bashkëpunimi muzikor ku dy artistët u shfaqën mjaft të afërt në klip dhe në daljet publike.

Që prej atij momenti, aludimet për një romancë u shtuan, ndërsa deklaratat e tyre sporadike nuk e mohuan drejtpërdrejt mundësinë e një raporti përtej profesionales. Ledri kishte theksuar më herët se “ka shumë kimi” mes tyre, ndërsa Xhensila zgjodhi një qëndrim më të rezervuar.

Gjatë verës, dy këngëtarët performuan shpesh së bashku në koncerte brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe një tur në Shtetet e Bashkuara, duke qenë ndër emrat më të kërkuar të sezonit.

Megjithatë, me nisjen e vitit 2026, agjendat e tyre artistike nuk përkojnë më. Sipas njoftimeve në rrjetet sociale, të dy vijojnë të jenë aktivë me koncerte dhe projekte, por jo më në të njëjtat skena.

Nuk ka një reagim zyrtar nga ana e tyre lidhur me arsyet e këtij distancimi. Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për angazhime të ndara profesionale apo për një ftohje të mundshme në raportin personal. Ajo që vihet re është se prej disa kohësh, dy artistët nuk janë parë më bashkë, as në skenë dhe as jashtë saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit