

Kryetari i Komuna e Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila do të mbahet më 17 shkurt 2026, në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Rama e cilësoi këtë organizim si një çështje me karakter kombëtar dhe jo thjesht partiak, duke theksuar se duhet të mbështetet përtej dallimeve politike.
Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë ditës së protestës, trafiku urban në kryeqytet do të jetë pa pagesë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve që dëshirojnë të marrin pjesë.
“Ne i kemi mbështetur këto procese edhe më herët, i çmojmë dhe i vlerësojmë dhe duhet t’i ngremë përtej interesave partiake. Kjo është një çështje kombëtare. Do të jem i pranishëm dhe trafiku urban do të jetë në shërbim të qytetarëve pa pagesë gjatë protestës”, u shpreh Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






